Ekskluzive: Flet Hasi pas shkarkimit nga posti i trajnerit

Generated by IJG JPEG Library

Besnik Hasi është shkarkuar nga posti i trajnerit të Anderlechtit pas dështimit për ta fituar titullin dy vjet radhazi.

Ish lojtari i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, i cili u shkarkua nga Anderlechti gjatë ditës së sotme, ka falënderuar klubin belg për bashkëpunimin – duke thënë se ka kaluar 14 vjet të shkëlqyera në këtë klub, si lojtar, asistent dhe së fundmi si trajner.

“Kam kaluar 14 vjet të shkëlqyera me Anderlechtin si lojtar, ndihmëstrajner, dhe trajner. Gjithmonë do të jetë në zemrën time. Dua të falënderoj presidentin, dhe menaxhmentin për të gjitha mundësitë e dhëna. Gjithashtu i falënderoj bashkëpunëtorët për angazhimin dhe bashkëpunimin e mirë”, ka thënë Hasi për faqen zyrtare.

Temat
BotëSport

Të afërta