Donika Kadaj e pret shefin e ri në Istog (Foto)

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj, e ka pritur sot në Istog shefin e partisë, Visar Ymerin, me të cilin kanë vizituar disa prodhues të kësaj komune.

Kadaj, përmes një postimi në Facebook ka treguar se me Ymerin kanë biseduar edhe për sfidat që po përballen prodhuesit, derisa në fund të postimit ka ftuar “të gjithë që t’i bashkohen” Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Lajmi.net.

Postimi i plotë i Donika Kadaj, ish deputetes së AAK-së:

Së bashku me kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymerin, dhe me aktivistë nga Qendra e Istogut u takuam me disa nga prodhuesit e kësaj komune që merren me veprimtari të ndryshme, të cilët përkundër mungesës së përkrahjes institucionale, bëjnë një punë të shkëlqyeshme dhe kontribuojnë shumë në ekonominë vendore.

Biseduam për sfidat e shumta me të cilat përballen dhe ofruam mbështetjen tonë për prodhuesit vendor, si dhe për kërkesën tonë të vazhdueshme që shteti të rrisë përkrahjen për prodhuesit vendor, duke ditur rolin aq të madh që e ka prodhimtaria vendore në ekonominë e vendit.

Poashtu, në zyrat e VETËVENDOSJE!-s në Istog u mbajt një takim me një pjesë të anëtarëve të rinj nga Istogu që janë bashkuar muajve të fundit. Mbi 100 anëtarë të rinj vetëm gjatë dy muajve të fundit janë bashkuar në Istog që për synim kanë ndryshimin e kësaj gjendje të rëndë në Kosovë, duke e pare VETËVENDOSJE!-n si të vetmen konstante për ndryshim.

Lëvizja po fuqizohet! Ftojmë të gjithë të bashkohen në ndryshimin e madh dhe të domosdoshëm!

d-768x431

d1-768x432

d2-768x432

d3-768x512

d4-768x512

d5

Temat
LajmeVend

Të afërta