Disa shenja që tregojnë se jeni në një lidhje e cila nuk do të zgjatë shumë (Foto)

Lidhjet e shkurtra shpeshherë nuk janë të mira. Mirëpo, zakonisht lidhjet e shkurta nuk zgjatin për shkak se gjendja emocionale e ndonjërit nuk është e qëndrueshme.

Sidoqoftë, për ta pasur parasysh se a do të zgjatë lidhja juaj apo jo, më poshtë i keni disa shenja që tregojnë se thjesht nuk keni lindur për njëri-tjetrin…

Ai sapo është ndarë nga e dashura e kamotshme

Nëse ai është duke u ballafaquar me një ndarje së fundmi, kjo mund të jetë shenjë paralajmëruese për ju.

Nuk do të thotë që patjetër do të ndaheni me të, por e vërteta është se ekzistojnë mundësitë që nëse ajo e thërret për ta kaluar natën me të, ai do të shkoj…

Keni dëgjuar se lidhja e tij e fundit ka qenë jashtëzakonisht serioze

Kjo është shenjë tjetër serioze që paralajmëron se ai nuk është i gatshëm emocionalisht të ketë një lidhje afatgjatë me ju. A ka pasur një lidhje me vite të tëra? A kanë menduar të gjithë se do të martohen? Ky është lloji i lidhjes prej së cilës asnjëri nuk mund të ndahet aq lehtë…

Ai është gjithmonë në një lidhje

Disa njerëz, për çfarë do arsye të caktuar, e ndjejnë nevojën të jenë me dikë gjatë gjithë kohës, gjë që do të thotë se pas çdo ndarje ata bashkohen me dikë tjetër pa pasur ndjenja të forta.

Ndonjëherë ndjeheni sikurse nuk keni asgjë të përbashkët

Kjo lidhje ju bën të ndjeheni sikurse të jeni të detyruar të jeni në lidhje dhe padyshim që dikur do të lodheni nga kjo lidhje dhe do t’i jepni fund…/GazetaExpress/

cifti-i-ndare-do-te-jete-single_1465386972-3125751

Temat
Shëndet

Të afërta