Basha: Rama, mos ushtro presion mbi Apelin për Haki Çakon dhe eja të votojmë reformën në drejtësi

“Sot që po flasim, Kryeministri po ushtron presion mbi Gjykatën e Apelit për Haki Çakon dhe dy të tjerët, sepse ata janë kërcënim se e vërteta do të zbardhet. I bëj thirrje ta votojmë Reformën në drejtësi dhe asgjë më pak se ajo që kemi diskutuar, nuk pranojmë.”

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, foli sot për reformën në drejtësi, reformën zgjedhore, antikorrupsionin dhe transparencën në një konferencë të organizuar nga Forumi për Liri dhe Demokraci në bashkëpunim me PD dhe Institutin Demokratik Amerikan në Tiranë.

Basha tha: “Jemi midis dy momenteve, njeri sportiv dhe tjetri jo aq sportiv dhe fakti që ju po trajtoni këto çdo dy çështje tregon se janë dy probleme shumë të mëdha për Shqipërinë. Qeveria nuk ka transparencë: 2 milionë euro për chek up, ndërkohë që Kryeministri flet për sterilizimin e pajisjeve ndërkohë që në Onkologjik nuk ka ilaçe.”

Basha vuri në dukje dhe kapjen e mediave, sepse sapo një gazetar, tha ai, denoncon qeverinë, mbi kokën e pronarit vjen “furtuna” e qeverisë që e shantazhon.

“PD ka qëndruar fuqishëm dhe ka treguar me vepra, – theksoi më tej kreu demokrat – gatishmërinë për reforma që forcojnë sundimin e ligjit. Jemi gati për reformën në drejtësi. Të hënën opozita pranoi të gjitha propozimet e faktorit ndërkombëtar për nëj reformë që ndëshkon korrupsionin. Opozita dha garanci se ëhstë e gatshme të votojë këtë paketë.

Kryeministri e refuzoi këtë zgjidhje që ishte jko ng PD po nga OPDAT, EURALIUS, Venecia, se nuk përputhej me konceptin e tij për drejtësinë.

Pikërisht dje e patë kur kërcënoi drejtësinë që dha vendimin për përgjimet. Ose vendime siç i do Edi rama ose drum bi gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo s’mund të jetë kurrë drejtësia që meritojnë shqiptarët.

Sot që po flasim, Kryeministri po ushtron presion mbi Gjykatën e Apelit për Haki Çakon dhe dy të tjerët, sepse ata janë kërcënim se e vërteta do të zbardhet. I bëj thirrje ta votojmë Reformën në drejtësi dhe asgjë më pak se ajo që kemi diskutuar, nuk pranojmë.

Edhe njëhërë i bëj thirrje Kryeministrit, mazhorancës, të votojë bashkë me ne, paketën kushtetuese dhe ligjet kushtetese jo sipas tekave dhe kapriçove, por sipas propozimeve të Venecias. Jemi gati ta diskutojmë dhe ta pranojmë dhe nuk jemi gati të pranojmë asgjë përveç saj.

Po ashtu i bëj thirrje të ndalë presionin ndaj Gjykatës dhe Prokurorisë për skandalin e skandaleve dhe të largojë Saimir Tahirin për të treguar se ka interesin maksimal për transparencën dhe drejtësinë,” përfundoi Basha.

Temat
LajmeRajon

Të afërta