Abrashi paralajmërim për Zvicrën

Amir Abrashi është një tjetër kuqezi i lindur në Zvicër, por hapin më të madh të karrierës do ta hedhë si kuqezi
Mesfushori 26-vjeçar, Amir Abrashi ashtu si Veseli, ka bërë xhiron e plotë në ekipet zinxhir të Zvicrës, por tashmë ai është pjesë e Kombëtares Shqiptare dhe e ndien veten 100 % pjesë e ekipit të drejtuar nga Gianni De Biasi.

Abrashi e nisë intervistën e tij në Perros-Guirec me një koment për miqtë e tij te Kombëtarja e Zvicrës, duke u shprehur se ka kontaktuar me ta përpara dy javësh, ndërsa më pas u përqendrua te puna që po bën me ekipin kuqezi.

“Gjendja fizike është shumë e mirë. Unë personalisht nuk kam, asnjë problem fizik. Kemi dy javë që punojmë që jemi bashkë. Çdo lojtar është stërvitur shumë mirë dhe qëndrojmë të gjithë bashkë edhe pas stërvitjes””

Temat
RajonSport

Të afërta