A po agjërojnë Francezët?

Është muaj Ramazani dhe natyrisht besimtarët myslimanë duhet të respektojnë rregullin, duke mos ngrënë e pirë nga agimi deri në muzg.

Megjithatë, një orar i tillë është i papërballueshëm për futbollistët që marrin pjesë në Evropian dhe do të luajnë herë në mbrëmje e herë pasdite, pa harruar stërvitjen, që është e pamundur të përballohet pa pirë ujë.

Për këtë arsye, te Franca kanë gjetur një zgjidhje: Paul Pogba, Bakari Sagna e N’Golo Kante nuk do të agjërojnë, duke e respektuar Ramazanin gjatë vitit, gjë që lejohet në fenë myslimane.

Kështu ndodhi me Francën edhe në dy edicionet e fundit, Botëror e Evropian, ndërkohë që më parë te Franca ka pasur polemika për ushqimin.

Trajneri Raymond Domenech detyroi të hanin të gjithë nga një menu me ushqime hallall, për të mos krijuar diferenca, ndërsa Laurent Blanc e hoqi fare menunë.

Tani Deschamps gjen një rrugë të mesme, duke e futur menunë hallall, por me zgjedhje të lojtarëve.

538098680

Temat
BotëSport

Të afërta