A e ka gjetur Leonora më në fund princin?

Ditëve të fundit këngëtarja Leonora Jakupi, u bë njëra nga këngëtaret më të komentuara. Kjo përshkak se raportohej që këngëtarja në fjalë i dha fund beqarisë duke thënë se ajo gjeti princin e saj dhe u martua.

Megjithatë diçka të tillë vet Leonora Jakupi e ka demantuar.

E pyetur nëse ajo ka gjetur princin e saj, Leonora pati një përgjigje duke thënë se raportimet që u bënë duke iu referuar jetës së saj në lidhje me martesën, nuk janë të vërteta.

“Jo, nuk ka asgjë të vërtetë në ato se çfarë është raportuar”, tha këngëtarja Jakupi për Klan Kosova.

Megjithatë ajo zbuloi arsyet se pse ajo tash e sa kohë nuk është shfaqur në ndonjë medium publik e që e gjithë problemi qëndron tek angazhimet e shumta të saj.

“Jam shumë e angazhuar, jam në përgatitje të materialeve të reja”.

Temat
Showbiz

Të afërta