Tjetër përçarje në PS

Deputeti Eduart Ndocaj duket se do të largohet zyrtarisht nga partia Socialiste dhe do të krijojë në tjetër lëvizje politike. Në Facebook-un e deputetit shkruhet se ky veprim i Ndocajt, vjen pas zhgënjimit të madh nga qeveria aktuale dhe Partia Socialiste.

Ndocaj është i vendosur për kriiimin e në force të re politike, por dhe mjaft i bindur se kjo lëvizje e re do të ketë mbështetje popullore si dhe nga vetë socialistët e ndershëm.

Lëvizja në fjalë do të futet në garë edhe në zgjedhet për kreun e ri të Bashkisë së Peshkiopusë, pas largimit të ish kreut socialist Shukri Xhelili, i përfshirë në në skandal seksual.

“Deputeti Ndocaj po mendon seriozisht per te krijuar nje force te re politike. Kjo force nuk do te jete nje numer me shume ne spektrin politik shqiptar, por nje alternative e vertete. Z. Ndocaj po lobon fuqishem e po ben kontakte e takime me shume faktore si brenda politikes, por edhe ne shoqerine civile. Kjo levizje e z. Ndocaj erdhi pasi bashkejetesa me PS u bo e pamundur. Kjo ka te bej qe me perplasjet me strukturat e Lezhes edhe deri tek forumet kryesore te Partise. Z. Ndocaj mbajti fjalen e ti duke mos e tjetersuar mandatin, por nuk solli asgje te re, sepse socialistet vazhduan te mbeten te perfaqesuar ne Qarkun Lezhe. Ne levizjen e re politike te Eduartit, pritet te kete shume mbeshtetje nga radhet e socialisteve dhe jo vetem. Hapi i pare i levevizjes dhe perfshirjes politike te subjektit te ri Ndocaj do te jete gara per Bashkine e Peshkopise”, shkruhet në Facebook-un e deputetit Ndocaj.

Temat
LajmeRajon

Të afërta