Qeveria kineze ndalon agjërimin

Qeveria kineze ua ka ndaluar nëpunësve civilë, mësuesve dhe studentëve që të agjërojnë gjatë muajit Ramazan, në një rajon i cili është i banuar kryesisht myslimanë në Kinën veriperëndimore.

The Independent njofton se rajoni Xinjiang, ku myslimanët e përbëjnë 58% e popullsisë, restorantet janë urdhëruar që të punojnë normalisht si çdo ditë tjetër të zakonshme.

Ndërkohë, grupet për të drejtat e njeriut kanë fajësuar incidentet mes të bashkësisë myslimane prej 10 milionësh dhe forcave shtetërore të sigurisë, për kufizimet fetare dhe kulturore, përcjell tesheshi.com.

Në një lajmërim në uebsajtin e qeverisë kineze shkruhet: “Anëtarët e partisë, kuadrot, nëpunësit civilë, studentët dhe të miturit nuk duhet të agjërojnë në Ramazan dhe nuk duhet të marrin pjesë në aktivitete fetare”.

Temat
BotëLajme

Të afërta