Partizani në Champions, ja kundërshtarët e ‘ferrit’

Pasi UEFA ka dënuar Skënderbeun për të mos marrë pjesë në Kupat e Europës dhe nëse dënimi konfirmohet edhe nga CAS do i japë mundësinë Partizanit që sezonin e ardhshëm të marrë pjesë në eliminatoret e Champions Leagues.

Por koeficienti i ulët në UEFA i skuadrës kryeqytetase do të sjellë pozicionimin e saj në vazon e më të dobëtëve në shortin e turit të dytë paraeliminator që hidhet me datë 20 qershor.

Përballë do të jenë shumë skuadra të njohura në arenën ndërkombëtare, duke filluar nga skocezët e Sëlltik, për të vazhduar me Dinamon e Zagrebit apo Kopenhagën.

Kundërshtarët e mundshëm të Partizanit:
Red Bull Salcburg (Austri),
Sëlltik (Skoci),
APOEL (Qipro),
BATE Borisov (Bjellorusi),
Legia Varshavë (Poloni),
Dianmo Zagreb (Kroaci),
Ludogorets Razgrad (Bullgari),
Kopenhagë (Danimarkë),
Karabak (Azerbajxhan), Rosenborg
(Norvegji), Astana (Kazakistan),
Sherif Tiraspol (Moldavi),
Partizani i Beogradit (Serbi),
Dinamo Tbilisi (Gjeorgji),
FH (Islandë),
Trençín (Sllovaki),
Nju Seints (Uells).

Temat
SportVend

Të afërta