Mustafa: Mandati i EULEX-it do të vazhdojë

Mandati i Misionit të EULEX-it në Kosovë do të vazhdojë. Kështu ka konfirmuar kryeministri I Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka thënë se kjo është kërkesë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se ende ka lëndë të pa përfunduara nga EULEX.

Sipas tij, është në interes të Kosovës që kompetencat e këtij misioni të kalojnë te vendorët, për çka edhe po diskutohet, megjithatë EULEX do të vazhdojë mandatin edhe për një kohë.

Temat
LajmeVend

Të afërta