Mbi 100 dëshmitar të Mark Frroku, mes tyre rezultojnë edhe shtetas belgë

Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua sot seanca e radhës ndaj ish-deputetit Mark Frroku, për akuzën e vrasjes në Belgjikë.

Gjatë seancës, avokati i Frrokut paraqiti në një sërë provash në favor të klientit të tij dhe kërkoi pyetjen e mbi 100 dëshmitarëve.

Mes këtyre rezultojnë edhe shtetas belgë, si dhe oficerë të policisë belge që kanë ndjekur çështjen e tij.

Përpos vrasjes në Belgjikë, Frroku akuzohet edhe për “ndërtim pa leje” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Mark-Frroku4

Temat
LajmeRajon

Të afërta