Lirak Çelaj: Nëse të kafshon qeni, mos e kafsho edhe ti (Video)

I ftuar këtë javë në intervistën “Saktë” është ushtruesi i detyrës së zv.ministrit të drejtësisë dhe kryetari i grupit të asamblistëve të PDK-së në komunën e Prishtinës, Lirak Çelaj.

Çelaj foli rreth reformave në Ministrinë e Drejtësisë dhe cilat janë qëndrimet e tij lidhur me misionin e EULEX-it si dhe Gjykatën Speciale.

Pse sipas tij, Kosova është e pafuqishme të bisedojë e vetme me Serbinë.

Çelaj bëri të ditur se pret që Kadri Veseli të jetë më parimor kur bëhet fjala për Prishtinën.

Kujt i përgjigjet me thënien “Nëse të kafshon qeni, mos e kafsho edhe ti”.

Ndër të tjera Çelaj akuzoi Komunën e Prishtinës për çështje të ndryshme, ka akuza të rënda për Shpend Ahmetin si dhe drejtoreshën e Arsimit në Prishtinë, Arbërie Nagavcin.

Këto dhe shumë tema të tjera, ndiqni të enjten nga ora 22:00 intervistën “Saktë”, në televizionin First Channel dhe në portalin sakte.net

Temat
EmisionetLajmeVend

Të afërta