Ja kur duhet ta ndaloni lyerjen e flokëve

Sipas një hulumtimi rreth 75% të femrave fillojnë të lyejnë flokët menjëherë sapo në kokën e tyre shfaqen thinjat e para. Por, nëse jemi në gjendje të kuptojmë se kur është momenti për të lyer flokët, si bëhet për të kuptuar se kur ky proces duhet të ndalet. Ja se cilat janë shenjat që e tregojnë më së miri këtë gjë.

Flokët janë të thatë dhe të brishtë

Sipas Melissa Piliang, dermatologe në Cleveland Clinic dhe anëtare e “American Academy of Dermatology”, boja nuk i dëmton flokët, por nëse ato filloni t’i trajtoni në mënyrë më komplekse, për shembull kur dëshironi të përdorni ngjyra më të zbehta, atëherë rrezikohet që t’i dëmtoni. Pra, përdorimi i trajtimeve zbardhuese është dëmtues për flokët.

Flokët e fillojnë humbasin ngjyrën e përdorur brenda dy javëve

Nëse detyroheni të shkoni te parukeria çdo dy javë për të lyer flokët, ky është një tjetër sinjal i rrezikshëm për flokët tuaj. Nëse do t’i lyeni shumë shpesh ata do të dëmtohen edhe më shumë.

Lëkura e kokës fillon të irritohet dhe të skuqet

Momenti kur konstatoni këto fenomene, është e rastit që ju të lini mënjanë lyerjen e flokëve. Përgjithësisht në këtë periudhë, ju mund të ndjeni djegie të lëkurës së kokës dhe djersitje të saj.

Përdorimi i vështirë i ngjyrave të çelëta heq shkëlqimin

Nëse filloni të dalloni se flokët tuaj nuk shndrisin si një herë e një kohë, atëherë do të thotë se edhe ky është një sinjal i cili ju tregon të hiqni dorë nga lyerja e flokëve.

Kujdesi i duhur për flokët në verë

Dëshironi që flokët tuaj të jenë të shëndetshëm, të butë dhe të bukur? Me ardhjen e verës, nevojat dhe kujdesi ndaj flokëve ndryshojnë shumë. Të shkurtër apo të gjatë, kaçurrelë apo të drejtë, nuk ka rëndësi. Ndryshimi i tyre gjatë kësaj periudhe do të ndihet gjithsesi. Për këtë arsye është e rëndësishme të ndërmerren hapat e duhur që flokët tuaj të jenë të shëndetshëm dhe plot shkëlqim. Ata janë shumë të rëndësishëm për të pasur një pamje dhe imazh të bukur, prandaj është thelbësore të mësoni se si të kujdeseni për flokun edhe gjatë ditëve të nxehta. Kështu që, lajini flokët me një shampo ushqyese dhe pa kimikate (bimore). Ajo nuk i dëmton flokët dhe i pastron në thellësi. Do të keni flokë të shëndetshëm falë ekstrakteve ushqyese që ka kjo shampo. Gjithashtu, balsami duhet t’i përshtatet llojit të flokut. Ritual mahnitës për përkujdesjen e flokëve tuaj duke u dhënë atyre ushqim, mbrojtje dhe shkëlqim. Nëse floku juaj është i thatë dhe i dëmtuar, këshillohet të përdorni edhe një produkt pas larjes. Serum dhe krem në të njëjtën kohë, falë formulës aktive që depërton në thellësinë e flokut. Në këtë mënyrë floku juaj do të shkëlqejë.

Temat
Shëndet

Të afërta