Nuk ka vend më të përshtatshëm për të parë njerëzit me vëmendje se sa në transport publik.
Ka qenë pikërisht mënyra e çuditshme se si është ulur kjo grua në një metro të New York, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve – por për arsyen e gabuar.
Fotografia e publikuar në rrjetin Imgur tregon këmbët e kryqëzuara të gruas në një pozicion që kundërshton ligjet e fiziologjisë.
Fotoja ka çmendur internetin dhe ka marrë mbi 80 mijë klikime.
“A është e lidhur me trupin këmba e majtë?”, “Ajo ndoshta ka vërtetë nevojë të shkojë në tualet”, “Prisni kur të kthehet në sirenë”, kanë qenë disa nga komentet që kanë lënë përdoruesit e rrjetit social./GazetaExpress/
Temat
Fun