Flora Brovina: Po, Isa Mustafa nuk e la Gani Kocin të bëhet ministër

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka treguar se partia e saj e ka propozuar Gani Kocin për ministër të drejtësisë.

Ajo në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se përkundër që PDK e propozoi Kocin për ministër, gjatë rrugës u “eliminua”.

“Ne e mbështesim Kocin, por gjatë rrugës, nga propozuesi e deri tek marrja e vendimit dështoi diçka”, tha ajo.

Brovina e ka pranuar se Isa Mustafa ishte ndër pengesat që nuk e lejoji Gani Kocin që të vijë në atë post.

“Ne vazhdojmë ta mbështesim Gani Kocin dhe më tutje”, tha ajo.

gani_koci_314764

Temat
LajmeVend

Të afërta