Emre Mor tashmë në Dortmund (Foto)

Borusia Dortmund e ka zyrtarizuar edhe blerjen e katërt në këtë edicion. Supertalenti 18 vjeçar turk, Emre Mor është blerja e radhës për gjigantin gjerman.
Ylli i skuadrës daneze Nordsjealland ka refuzuar shumë oferta nga skuadra të mëdha evropiane për të nënshkruar kontratë 5 vjeçare me Dortmund.

“Borusia Dortmund është një klub i madh me tifozë unikë. Mezi po pres që të fillojë edicioni i ri për të shijuar çdo moment te kjo skuadër” ka thënë Mor.

Futbollisti i gjatë 1.68 cm quhet si Messi i Turqisë pasi që ngjanë me stilin e lojës që bën futbollisti më i mirë në botë.

11697147-fc-nordsjlland-brndby-fodbold

Temat
BotëSport

Të afërta