Emigrantët agjërojnë në kampe

Emigrantët myslimanë që ndodhën në kampet shtetërore në Greqi dhe Turqi kanë filluar agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ndonëse kushtet e vështira në të cilat jetojnë ua vështirësojnë një gjë të tillë.

Emigrantët e këtyre kampeve, të cilët jetojnë në tenda, presin nga autoritetet që t’u përgjigjen nevojave të tyre gjatë këtij muaji, duke pasur parasysh se nganjëherë përballen edhe mungesa elementare të ushqimit.

“Nëse do të jetë shumë vapë, do të jetë e vështirë për të gjithë, pasi do kemi etje dhe në këto kushte nuk mund të pimë ujë apo lëngje deri në mbrëmje kur vjen edhe ora e iftarit”, thotë një emigrantë, i cili jeton në një tendë së bashku me gruan dhe pesë fëmijët.

E njëjta situatë paraqitet edhe në kampin turk në kufirin me Sirinë, ku qindra mijëra emigrantë nga Siria po agjërojnë ndryshe nga vitet e tjera. Ata shprehen se festimi dhe përjetimi në shtëpi i këtij muaji të shenjtë është tashmë thjesht një kujtim i largët.

Më shumë se 13.000 refugjatë janë strehuar në kampin Harran, sipas shifrave të fundit të publikuara nga Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive. Turqia, e cila pret popullsinë më të madhe në botë refugjatëve, ka shpenzuar deri tani pothuajse 10 miliardë dollarë për 2.7 milionë sirianë që kanë ikur nga vendi i tyre.

Temat
BotëLajme

Të afërta