Aksident në Elbasan, humb jetën 11-vjeçari

Një 11-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan.

Mësohet se makina ka dalë nga rruga dhe ka përplasur dy persona, njëri prej të cilëve fëmijë.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital, por për shkak të plagëve të marra i mituri me iniciale E.K. ka humbur jetën.

Gjithashtu kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit me iniciale A.B., 30 vjeç si dhe B.Ç., 47 vjeç.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./shekulli

Temat
LajmeRajon

Të afërta