Zidane shënjestron Pogban

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk është i kënaqur vetëm me fitimin e Ligës së Kampionëve, pasi po shikon në përforcimin e skuadrës së tij dhe atë me transferime bombastike.

Kështu, legjenda franceze është shumë i interesuar për bashkëkombësin e tij, mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba, duke e bërë shënjestrën kryesore në afatin kalimtar veror.

Sipas AS, oferta e Los Blancos në drejtim të Juventusit, pritet të jetë diku 100 milionë euro, duke i bërë taborin bardhezi të dridhen nga kjo shumë.

Ndryshe, për 23-vjeçarin francez, interesim ka shprehur edhe gjiganti katalunas, Barcelona.

Temat
BotëSport

Të afërta