VIDEO/ Kombëtarja niset drejt Francës

Kombëtarja e Shqipërisë është nisur drejt Francës ndërsa kryeministri Edi Rama ka përshëndetur kuqezinjtë duke i uruar suksese në këtë kompeticion.

Këto janë pamjet nga Wintergarten Hotel në Bergamo ku lojtarët janë bërë gati për të udhëtuar drejt Peros Guirec të Francës ku do të qëndrojë gjatë gjithë periudhës së Europianit.

Në këtë qytet do të jetë rezidenca zyrtare e kombëtares së futbollit.

Një ditë përpara tri ndeshjeve, ekipi kombëtar do të udhëtojë nga aeroporti ‘Lammion’, drejt destinacioneve Lens, Marsejë dhe Lion, pra më datë 10, 15 dhe 19 qershor.

Screenshot_5-11

Kliko ketu për video
https://www.facebook.com/telesportal/videos/1224008134298636/

Temat
SportVend

Të afërta