Takimi, Basha: PD e do Reformën në Drejtësi. Pala tjetër erdhi në këtë takim me një fjalim të gatshëm

Kreu i PD-së, Lulzim Basha duke folur pas takimit me kryeministrin Edi Rama, u shpreh se opozita është për një drejtësi që nuk kapet nga politika e cila mbrojë Shullazin, Kokëdhimën, Habilajn etj.

“Si kryetar i PD e i opozitës, erdha sot në këtë takim me vullnetin për të kërkuar dhe ofruar zgjidhje, që do ti japë shqiptarëve një drejtësi që nuk mbron korrupsionin dhe krimin e organizuar. Që nga dita e parë, synimi i PD-së ka qenë që drejtësia të mos kapet nga politika.

Nëse politika nuk do ti mbronte Shullazin, Kokëdhimën, Habilajn, etj. Të gjithë e mbani mend që në shtator kur PD dhe opozita dha kontributin e saj dhe në dhjetor të 2015 Venecia i hapi dritën opozitës për shqetësimet e saj.

Javët e para të Janarit 2016 u harxhuan për të përjashtuar opozitën dhe mungesën e një kompromisi.

Në dy muajt e fundit mazhoranca ka refuzuar mundësinë e një kompromisi për këtë reformë, ashtu siç këshillon Venecia. Për këtë arsye u bë një ndërhyrje e tretë nga ndërkombëtarët. Që në Shkurt opozita ka pranuar draftin e ndërkombëtarëve, ku vështirësohet kapja e Reformës në Drejtësi nga politika.

Kryeministri pak më parë para jush është shprehur se, PD nuk e do reformën. Kjo nuk është e vërtetë sepse ne kemi prezantuar propozimet tona, për vendet e rezervuara. Por atyre thjeshtë nuk u pëlqejnë. Është mungesë vullneti që bashkë me opozitën ti jepet vendit një Reformë në Drejtësi”, u shpreh Basha.

“Ne erdhëm në këtë tryezë për të biseduar, por pala tjetër kishte ardhur me një fjalim të bërë gati që më parë”, theksoi kreu i PD-së.

Temat
LajmeRajon

Të afërta