Kryetari i Londrës paralajmëron iftarë në tërë qytetin gjatë Ramazanit

Sadiq Khan

Sadiq Khan, kryetari i bashkisë së Londrës që është mysliman, ka paralajmëruar se do t’i përmbahet rregullave të Ramazanit dhe se gjatë këtij muaji do të organizojë iftar në gjithë Londrën.

Ai u ka uruar Ramazanin të gjithë myslimanëve që jetojnë në Britani të Madhe duke i porositur për qetësi, durim dhe vepra të mira.

“Fuqia e Londrës është në dallueshmërinë e saj. Kur respektojmë njëri tjetrin vlerësojmë edhe traditat tona. Ramazani është koha kur respektojmë marrëdhëniet në familje, mes miqve:, ka thënë Khan.

Në kolumnen që e ka botuar “The Guardian” Khan ka thënë se më së shumti do t’i mungojë kafeja ndërsa sa i përket ushqimit nuk do të ketë shumë probleme.

“Pozita është mundësi e mirë për këtë sepse kur e ndan bukën me dikë dhe fton jo myslimanët në iftar që të bashkohen tregon se këtu nuk ka asgjë të keqe as të çuditshme”, ka porositur Khan.

Temat
BotëLajme

Të afërta