Ferati: Ura mbi Ibër do të hapet

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Sadri Ferati, ka vlerësuar se integrimi i veriut do të jetë proces i pashmangshëm.

Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Ferati ka thënë se nuk ka asnjë dilemë se do të shtrihet autoriteti i Prishtinës në çdo pjesë të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se ura mbi lumin Ibër do të hapet.

Sipas tij, kjo çështje deri më tani është mbajtur në tensione për efekte mediale nga serbët për ta krijuar përshtypjen se gjendja nuk është normale.

Ferati ka folur edhe për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka theksuar se nëse ky asociacion formohet sipas Kushtetutës dhe ligjeve, nuk e rrezikon shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe s’ka vend për shqetësim. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta