EURO 2016, Franca angazhon 90 mijë policë nga frika e sulmeve të mundshme terroriste

Franca ka marrë masat për të rritur sigurinë për Kampionatin Europian që nis pas 4 ditësh, duke pasur parasysh edhe sulmet terroriste që ndodhën në nëntor 2015 në Paris, por së fundmi edhe në Belgjikë.

Sipas autoriteteve franceze, do të angazhohen 90 mijë efektivë policie për të garantuar sigurinë në të gjithë vendin për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm terrorist.

Policia dhe shërbimet e tjera po mbajnë nën vëzhgim 82 persona të dyshuar që mund të kenë lidhje me grupin terrorist të ISIS. Nga 90 mijë roje të angazhuar në total, 77 mijë janë të xhandarmërisë dhe të policisë, ndërsa pjesa tjetër janë ushtarë si dhe 1000 prej tyre janë vullnetarë.

Ndërkohë, Presidenti francez Hollande duke folur gjatë ditës së sotme, pranoi rrezikun e ndonjë sulmi të mundshëm terrorist, ndërsa shtoi se janë marrë të gjitha masat e sigurisë për të parandaluar një gjë të tillë.

euros-1-780x439

siguria-n-euml-euro-2016-ja-masat-q-euml-pritet-t-euml-merren_hd-780x439

Temat
BotëBotëLajmeSport

Të afërta