Etnon të pakapshëm me klikime

Sukseset e Etnon nuk kanë të ndalur.

Pas “Shake it” i cili u konsiderua një hit i padiskutueshëm,ku deri tani ka arritur të mbledhë rreth 19 milion klikime,ata janë rrugës për të shënuar edhe një sukses tjetër të radhës kësaj here më këngën e tyre të re “Turn me on”.

Kënga ka dy ditë që është lansuar dhe deri më tani ka arritur ti mbledhë mbi 250 mijë klikime në Youtube, ndërkaq në real time janë edhe + 300 mijë klikime të tjera të cilat janë në procesim e sipër.

Kujtojmë se qysh në ditën e parë të publikimit kënga është shpërndarë më të madhe në rrjetet sociale.

Sigurisht që kënga pritet të jetë një ndër hitet e ditëve të nxehta verore.

Temat
Showbiz

Të afërta