Mustafa: Nuk mund ta them datën kur do ta vizitojë veriun e Mitrovicës

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se nuk e di datën se kur do t’i vizitojë komunat në veri të vendit, por premtoi se një vizitë e tillë do të ndodhë shumë shpejt.

“Datën nuk mund ta them por shpejt do të ndodhë vizita në tri komunat e veriut. Unë jam në kontakte me kryetarët, është shumë përparësi që duhet të vlerësohet sepse ata po i respektojnë të gjitha rregullat që i vënë Kuvendi, Qeveria dhe Ministria e Financave, sa i përket buxhetit dhe rregullat e tjera. Do të merremi vesh me ata dhe do të vizitojmë edhe ato komuna, do të vizitojmë edhe projektet që po investojmë tani atje, sepse kemi shumë projekte që investohen në marrëveshje të drejtpërdrejt ndërmjet ministrive përkatëse dhe komunave në veri të vendit dhe ato që financohen nga Fondi për Zhvillim që është fond i veçantë për investime atje”, ka thënë ai.

Sa i përket mos ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, e cila lidhet drejtpërdrejt me liberalizimin e vizave, Mustafa tha se nuk rrezikon procesin e liberalizimit të vizave, pasi ka kohë.

Temat
LajmeVend

Të afërta