Të paktën katër fëmijë kanë humbur jetën duke u papjekur për të shpëtuar përtej lumit Eufrat, kur ISIS kishte përgatitur një goditje të fundit kundër ushtrisë irakiane në Falluxha.
Ushtarët kanë siguruar një lagje në jug të fortesës së ISIS-it dhe janë duke u përgatitur për një sulm në qytetin kryesor, ka thënë një gjeneral në forcat qeveritare irakiane për gazetarët, shkruan The Indepedent, transmeton Indeksonline.
Por, mbi 60 mijë civilë kanë mbetur të bllokuar në mes të xhihadistëve dhe forcave elite speciale në krye të operacionit të Irakut.
Po ashtu është thënë se është e vështirë për t’u verifikuar numri i saktë i atyre që u mbytën në përpjekje për të shpëtuar.