Limaj: LDK s’e do më Prizrenin, Nisma është alternativa

Fatmir Limaj ka mbajtur një tubim në Prizren ku ka hedhur akuza në drejtim të LDK-së.

Ai ka thënë se edhe kjo parti ka hequr dorë nga ndryshimi i gjendjes në këtë qytet. Ka thënë se kjo parti është bërë copa-copa.

Alternativë për këtë qytet, ai ka thënë se është NISMA për Kosovën.

“Nga Prizreni kanë hequr dorë partitë. Ajo parti e dytë (LDK) që shpresonte se do ta ndryshonte gjendjen është bërë copa copa. Ju e dini më mirë”, ka thënë Limaj, në Kuvendin Zgjedhor të Nismës në Prizren.

“Ajo (LDK) ka hequr dorë nga mundësia e ndryshimit. Të tjerat janë larg dhe po mbesim ne”, ka shtuar ai, shkruan Express.
Fatmir Limaj ka thënë se pushteti i sotëm po e dëshiron vetëm qetësinë dhe vjedhjen e jo aktivizmin.

“Duhet t’i aktivizojmë djem e vajza në frymën e ndryshimit”, ka thënë Limaj.

Me këtë rast, ai ka thënë se duhet të ketë sa më shume aktivitete pasi zgjedhjet janë afër.

Temat
LajmeVend

Të afërta