Ushtria siriane hyn bastionin e ISIS-it në Raqa

Ushtria siriane e mbështetur nga aleati i saj rus hyri sot për herë të parë që prej dy vitesh në provincën e Raqa, ku grupi Shteti Islamik (ISIS) rrezikon të shfarroset.

Organizata xhihadiste po përballet tashmë me tre ofensiva në Siri, nga të cilat dy janë operacione të mëdha në Raqa, ku progresojnë gjithashtu forca të mbështetura nga amerikanët dhe një tjetër në provincën fqinje të Alepos.

Këto ofensiva të ndryshme duket të tregojnë vendosmërinë e rusëve dhe amerikanëve, dy mbështetësit e aktorëve të ndryshëm në konfliktin sirian, për të përqëndruar përpjekjet e tyre në luftën kundër ISIS-it, që është përgjegjës për krime të tmerrshme në Siri dhe në Irak si dhe për atentate të përgjakshme në të gjithë botën.

Temat
BotëLajme

Të afërta