Shqipëri-Ukrainë, shikoni çfarë i ka bërë mbrëmë Rumania fshehurazi Kombëtares

Në tribunën qendrore të stadiumit “Atleti Azzurri” në Bergamo ka qenë dje i pranishëm edhe zv.trajneri i Rumanisë, Daniel Isaila.

Ky i fundit kishte udhëtuar drejt Italisë, edhe pse dje kombëtarja rumune luante gjithashtu miqësoren kundër Gjeorgjisë.

Misioni ishte i qartë, të spiunonte skuadrën e Gianni De Biasit në testin me Ukrainën (Shqipëri-Ukrainë 1-3).

Rumania është kundërshtar i kuqezinjve në grupin A të Europianit. Ndaj skuadrës së drejtuar nga Angel Jordanesku, Shqipëria do të përballet më 19 qershor, ora 21:00, në stadiumin e Lionit.

Shqipëri-Rumani është ndeshja e tretë në grup dhe mund të vendosë shumë për fatet e dy skuadrave.

Ndërkohë, dje të pranishëm mësohet se kanë qenë edhe përfaqësues të Federatës së Futbollit të Zvicrës, që ashtu si rumunët, kanë vëzhguar lojën e kuqezinjve në testin e fundit para Europianit.

Temat
RajonSport

Të afërta