Shpëtohen nëntë persona nga jahti që mori flakë (Video)

Rreth 80 kilometra larg ishujve Shetland që ndodhen në Skoci, një jaht është përfshirë në flakë, ndërsa udhëtarët kanë shpëtuar të palënduar, pasi janë hedhur në det.

Rojat bregdetare kanë ndërmarrë një aksion të shpejtë, ku kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë nëntë persona që kishin mbetur në detin e hapur, afër lundrës që digjej, transmeton Telegrafi.

Në xhirimet e bëra nga helikopteri, shihet jahti duke u djegur, ndërsa tundet nga valët e detit.

Nuk dihet si ka ndodhur aksidenti, por disa nga udhëtarët kanë thënë se e kanë dëgjuar një eksplodim.

Temat
BotëLajme

Të afërta