Pse nuk u zgjodh Gani Koci ministër?

Partia Demokratike e Kosovës në kohën kur bëri koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e kishte nominuar Gani Kocin për ministër të Drejtësisë.

Por, kjo gjë nuk kishte ndodhur dhe tani Koci ka reaguar duke thënë se për të qenë në atë pozitë duhet të jesh i mirë në sytë të ndërkombëtarëve dhe para shërbyesve të regjimit të Serbisë e Jugosllavisë sipas tij duhet të jesh i dëgjueshëm dhe siç shprehet ai “pakurrizor”.

“Duhet të jesh i pakurriz, fort i dëgjueshëm dhe lehtë i shantazhueshëm, që të jesh “moralo-politikisht” i përshtatshëm dhe i pranueshëm për “nderkombëtarët” dhe ish shërbyesit e regjimit serbojugosllav!”, ka shkruar Koci, në facebook.

Temat
LajmeVend

Të afërta