Flamuri gjigant i Shqipërisë që do të shpaloset në “Euro 2016” (Video)

Në Prishtinë po bëhet gati një flamur kombëtar i përmasave gjigante.

Ai do të shpaloset ditën kur Shqipëria do të përballet me Francën, më 15 qershor në Euro 2016 Ideja e Rinor Sllovas nga Dibra pritet të zë vend në ndeshjen e dytë të Kombëtares në Kampionatin Europian.

Përmasat e këtij flamuri nuk i përballon as tribuna e stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja, prandaj atë kanë menduar ta shpalosin diku tjetër. Lejen për paraqitjen e tij tifozët tashmë e kanë marrë nga shteti francez, ndërsa të angazhuar në shpalosjen e flamurit do të jenë mbi 500 persona, njofton Klan Kosova.

Ani pse u nis nga një njeri, ideja e Rinorit gjatë rrugës gjeti shumë përkrahës nga të tri shtetet ku jetojnë shqiptarët.

Ndihmë po jepet veçanërisht nga tifozët kuqezi.

Projekti po realizohet me forcat vetanake të pjesëmarrësve dhe për punimin e tij janë shpenzuar afër 15 mijë euro.

Temat
LajmeSportVendVend

Të afërta