Chris Brown i bie shkelm fansit të vet (Video)

Që prej skandalit të rrahjes së të dashurës së tij, Rihanna, Chris Brown është ballafaquar me skena të tilla.

Edhe pse në fillim të karrierës ai kishte vjedhur zemrën e mijëra adhuruesve, me kalimin e kohës dhe me skandalet e bëra, reputacioni i tij ka rënë dukshëm, transmeton ORAinfo.

E si për t’i ndihmuar këtij ‘shkatërrimi’ edhe më, Chris Brown është kapur në një moment jo edhe shumë të këndshëm.

Gjatë performnacës së tij në Kanë të Francës ai ishte parë duke e goditur një fans të tij me këmbë.

I dëmtuari Malek Mokrani, pretendon se është lënduar rëndë në kokë nga goditja e këngëtarit dhe tani policia tregon se ai mund të ngrish padi ndaj Brown.

fan

Temat
Showbiz

Të afërta