Young Zerka i është përveshur punës për disa projekte të reja muzikore.
Gjersa po punon rreth një projekti në bashkëpunim me Dj Flow, Zerka ka bashkuar forcat edhe me një këngëtare të huaj.
Ai ka zbuluar se është duke punuar me këngëtaren Nayanda nga Brick and Lace, me të cilën do të sjellin një këngë për tregun ndërkombëtar.
“Deri te bashkëpunimi erdhi përmes Dj Viper, i cili jeton në Zvicër. Ai është producenti i këngës dhe na ka bashkuar mua dhe Nayandën”, tha Donaldi, i cili paralajmëroi se i finalizuar projekti do të publikohet së shpejti.
Ndryshe Nayanda është këngëtare xhamajkane, por e cila karrierën e ka të shtrirë në USA ku edhe jeton./GazetaExpress/
Temat
Showbiz