Mustafa: Sot Biblioteka kishte një pamje impozante

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, që ishte lokacioni ku u zhvillua mbledhja e tretë me radhë e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, po i duket kryeministrit Isa Mustafa një vend shumë i bukur.

“Ne kemi vlerat tona dhe bukuritë tona. Shenjat identifikuese të Prishtinës dhe të Kosovës: Bibliotekën Universitare dhe Pallatin e Rinisë”.

Kur këto dhe objektet tjera të trashëguara i kultivojmë dhe i shfrytëzojmë, duken edhe më të bukura sesa që janë në përditshmërinë e tyre. Sot Biblioteka kishte një pamje impozante”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Mustafa shprehet se edhe vendi me të cilin qeverisë, sikurse Biblioteka Kombëtare të Premten, do të zbukurohet dita ditës.
“Shikuar nga brenda ajo ka këtë pamje çdo ditë, sepse bukurinë ia shtojnë studentët dhe lexuesit tanë. Edhe Kosova do të jetë edhe më e bukur dhe më tërheqëse. Ne jemi ata që ia japim bukurinë që e meriton. Na nevojitet më shumë vullnet e përkushtim”, ka shkruar Mustafa.

13332710_1030150023717901_629153437550573698_n

13315535_1030149893717914_4654633934683630329_n

13327515_1030151167051120_6902928234433850400_n

Temat
LajmeVend

Të afërta