Ka disa muaj që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk po marrin pjesë në Komisione Parlamentare. Ndërkaq në mbledhjen e Komisionin për Integrime Evropiane kanë shkuar të marrin pjesë edhe përfaqësuesit Vetëvendosjes, Shqipe Pantina e Glauk Konjufca.
Kryetari i Komisionit për Demarkacioni, Murat Meha ishte paraparë të fliste në këtë mbledhje, mirëpo atij i është pamundësuar pjesëmarrja në këtë mbledhje. Arsyeja ishte se disa aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” rrugës për të marrë pjesë në Kuvend është sulmuar.
Ndërsa ky më poshtë është njoftimi i plotë i “Vetëvendosjes” për sulmin ndaj Mehës:
Makina e Murat Mehës, sot u gjuajt me ngjyrë të kuqe. Murat Meha si drejtues i Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi është një prej përgjegjësve kryesorë për faljen e mbi 8000 hektarëve të territorit të Kosovës.
Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë aksionet e saj simbolike dhe të drejtpërdrejta, deri në anulimin e kësaj marrëveshjeje.
Kosova nuk ka tokë për të falur!