Lutfi Haziri i kërkon Qeverisë dhe Kuvendit të mos harrojë shqiptarët e Luginës

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në një postim në facebook ka kërkuar që rezoluta e Kuvendit të Kosovës e votuar 3 vite më parë për shqiptarët e Luginës së Preshevës të vihet në jetë.

Haziri ka pyetur se ku kanë mbetur obligimet e Kuvendit të Kosovës për 3 vite.

Ai i ka rikujtuar Qeverisë që të mos harrojë implementimin e kësaj rezolute.

Haziri poashtu është shprehur se implementimi i rezolutës për shqiptarët e Luginës së Preshevës është detyrë e tyre.

Përndryshe nuk është hera e parë që vendimet e mëparshme të Kuvendit të Kosovës të mbesin veq në letër. Se sa do të bëjë jehonë apeli i Lutfi Hazirit, mbetet të shihet.

Postimi i plotë:

Temat
LajmeVend

Të afërta