Kur fëmija nuk është thjesht i shkathët

Çfarë është ADHD-ja

ADHD-ja është një ndër problemet më të mirënjohura të zhvillimit të fëmijës, që karakterizohet nga pavëmendja, aktiviteti i shtuar dhe impulsiviteti. Ajo që dihet është se këto shenja vazhdojnë të jenë të pranishme edhe në moshë të rritur. ADHD-ja është çrregullimi i zhvillimit të kohëzgjatjes së vëmendjes (në përshtatje me moshën), kontrollit, nxitjes, mungesës së qetësisë dhe sjelljeve drejtuese, që zhvillohet në periudhën e vonë të foshnjërisë ose gjatë fëmijërisë së parë (deri në moshën 6 vjeç).

Fëmijët me ADHD kanë vështirësi në vëmendje dhe përqendrim, nuk qendrojnë dot urtë e nuk presin radhën e tyre, mund të bërtasin kur duan të përgjgjen në klasë, ndërkohë që fëmijët e tjerë ngrenë dorën. Ndonjëherë ata janë të paorganizuar, të hutuar dhe harrojnë. Mund të humbasin gjërat e sendet personale dhe nuk arrijnë të përfundojnë detyrat. ADHD-ja është një çrregullim biologjik dhe neurologjik, që shfaqet në problemet me neurotransmetuesit, të cilët çojnë mezashet në tru, ndaj dhe trajtimi i ADHD (nëse rezulton ky çrregullim) duhet të jetë i gjithanshëm dhe multidimensional.

“Shumë prindër, – shpjegon psikiatrja Dobi – po t`i pyesësh nëse mendojnë se fëmija i tyre është hiperaktiv, do të të përgjigjen: – Po”. Fëmijët duhet të jenë aktivë, po kjo nuk do të thotë se ata janë “hiperaktivë”. ADHDja përfshin një model të qendrueshëm të hiperaktivitetit, impulsivitetit dhe pavëmendjes”. HIPERAKTIVITETI: Lëvizje të qendrueshme të trupit (fëmijët lëvizin duart, prekin gjithçka, lëvizin këmbët kur rrinë ulur) Vështirësi për të qendruar ulur (rri gjysmë ulur, kur punon në tavolinë ose ngrihet shpesh) Vrapime eksesive (të tepruara dhe të shumta) Vështirësi për të luajtur qetësisht Duket gjithmonë sikur është “në prizë”, në rrymë lëvizjeje, gjithnjë “me vrap”

Flet vazhdimisht, ndërpret të tjerët në bisedë IMPULSIVITETI: Përgjigjet pa e dëgjuar pyetjen deri në fund Vështirësi për të qendruar në rresht e për të pritur radhën Ndërpret dhe ndërhyn vazhdimisht në çdo gjë PA VËMENDJA: Pamundësi për t`u kushtuar vëmendje detajeve; tendencë për të bërë gabime; të pakujdesshëm në shkollë apo aktivitete të tjera Vështirësi në përqendrim lidhur me detyrat dhe aktivitete të ndryshme.

Probleme të dukshme të dëgjimit (jo shurdhë, por nga pavëmendja nuk dëgjojnë se ç`u thuhet ose ngaqë flasin vetë gjatë gjithë kohës) Vështirësi në ndjekjen e udhëzimeve Vështirësi në organizimin e detyrave dhe aktiviteteve Shmangie apo pakënaqësi ndaj detyrave që kërkojnë përpjekje mendore (dhe përqendrim) Tendencë për të humbur gjëra si lodrat, fletoret dhe detyrat e shtëpisë Hutim. Harresë e aktiviteteve të përditshme./Kosovarja/

Temat
Shëndet

Të afërta