Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, e ka fituar ndeshjen e parë zyrtare pas pranimit në UEFA dhe FIFA.
Kosova fitojë kundër Ishujve Faroe me rezultat 2:0, në takimin e luajtur në Frankfurt të Gjermanisë.
Golin e parë për Kosovën e shënoi, Albert Bunjaku në minutën e 44-të, kurse golin e dytë e realizoi Elbasan Rashani në minutën e 94-të.
Kosova e fitoi këtë ndeshje me plotë meritë dhe rezultati ka mundur të jetë edhe më i lartë në bazë të rasteve që kishin lojtarët e përzgjedhur nga Albert Bunjaki.
Duhet theksuar se që nga minuta e 37-të, Kosova luajti me një lojtar më pak, pasi sulmuesi, Bersant Celina u ndëshkua me karton të kuq duke i befasuar të gjithë, pasi ndaj tij u shkaktua ndërhyrja.
Para fillimit të ndeshjes me Ishujt Faroe, për herë të parë është intonuar edhe himni i Kosovës.
Ndërkaq në 10 minutat e fundit edhe Ishujt Faroe mbetën me një lojtar me pak.