KOSOVA e para në botë për mbështetje ndaj Amerikës (FOTO)

Edhe një herë u dëshmua se vendi që e mbështetë Amerikën më së shumti në të gjithë botën është Kosova.

Në një hulumtim që ka bërë ‘Radio Free Europe’ del se Kosovë ka arritur përqindjen më të lartë kur është fjala për përkrahje amerikane.

Shqipëria radhitet e treta me 80%, ndërsa, sa i përket Serbisë dhe Rusisë dëshmohet edhe këtë herë se ato aspak nuk janë partnere me Amerikën dhe lidershipin e saj.

Kosova shumë herë ka theksuar përkushtimin e plotë për thellimin e gjithanshëm të miqësisë, të bashkëpunimit bilateral dhe të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mikut më të madh të Republikës së Kosovës në botë.

Është dëgjuar shumë herë edhe nga udhëheqësit kosovarë të shtetit se Republika e Kosovës do t’i jetë përjetë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit të saj.

auto_21464965636

Temat
LajmeVend

Të afërta