Hoxhë Behari: Shqiptarët duhet të falemi si janë falur baballarët tanë

“N’Kosovë Show”, këtë javë ishte i ftuar Hoxhë Behar Mjekiqi.

Në emision u diskutua për muajin e Ramazanit dhe për fenë islamë në përgjithësi.

Hoxha thotë se ne si shqiptarë duhet të falemi ashtu si janë falur edhe baballarët tanë, pa u ndikuar nga shtetet tjera.

Por secili individ duhet ti përshtatet vendit ku jeton, shoqërisë që e rrethon dhe ta ruajë atë shoqëri.

I pyetur për mënyrat e ndryshme të faljes së namazit, Hoxhë Behari thotë se secili shtet e secila shoqëri falen në mënyrën që mendojnë që është më së miri.

Ai shtoi se ne së pari jemi shoqëri shqiptare e pastaj shoqëri muslimane.

Për më shumë ndiqni “n’Kosovë Show”, të dielen nga ora 20:30 në First Channel.

Shikojeni videon:

Temat
EmisionetLajmen'Kosovë ShowPërgjithshmeVend

Të afërta