“N’Kosovë Show”, këtë javë ishte i ftuar Hoxhë Behar Mjekiqi.
Në emision u diskutua për muajin e Ramazanit dhe për fenë islamë në përgjithësi.
I pyetur për mënyrat e ndryshme të faljes së namazit, Hoxhë Behari thotë se secili shtet e secila shoqëri falen në mënyrën që mendojnë që është më së miri.
Por secili individ duhet ti përshtatet vendit ku jeton, shoqërisë që e rrethon dhe ta ruajë atë shoqëri.
Hoxha shton se ne si shqiptarë duhet të falemi ashtu si janë falur edhe baballarët tanë, pa u ndikuar nga shtetet tjera.
Ai thotë se ne së pari jemi shoqëri shqiptare e pastaj shoqëri muslimane.
Për më shumë ndiqni “n’Kosovë Show”, të dielen nga ora 20:30 në First Channel.
Shikojeni videon: