Kanë filluar urimet për minstrin e ri të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, e ka përshëndetur emërimin e Enver Hoxhajt si ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.
“Shumë urime për emërimin si Ministër i Punëve të Jashtme. Do punojmë bashkë në rrugën e Kosovës drejtë Bashkimit Europian”, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter Kurz.
Hoxhajn e kanë uruar edhe shumë homologë të tjerë. Po ashtu në Twitter ministri i Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Børge Brende, i ka dëshiruar ministrit të sapoemëruar shumë sukses dhe bashkëpunim.
Vet ministri ka njoftuar për këtë emërim në pozitën të cilën e kishte pasur edhe mandatin e kaluar.
“Ndjenjë e shkëlqyeshme të kthehem prapë si ministër i Punëve të Jashtme. Do të vazhdojmë ta forcojmë rolin dhe prezencën tonë në shoqërinë ndërkombëtare.
