Guardiola: Toni Kroos në Manchester City

Guardiola tenton të blejë lojëtarin gjerman Toni Kroos.

Pep Guardiola është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Toni Kroos në Manchester City. Pep Guardiola dëshiron të ribashkohet me mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos, pasi të marrë postin e menaxherit në Manchester City.

Ish trajneri i Barcelonës punoi me Kroosin në sezonin e tij të parë në Bayern Munich, para se Carlo Ancelotti ta transferonte në Santiago Bernabeu. Por, reprezentuesi gjerman asnjëherë nuk e ka fshehur admirimin e tij për Guardiolën.

Andaj, ai së bashku me mbrojtësin e djathtë Dani Carvajal janë futbollistë të kërkuar nga Guardiola në City për sezonin e ardhshëm.

GettyImages-500070272.0

Temat
BotëSport

Të afërta