Meshkujt gjithmonë mendojnë se femrat janë shumë emocionale gjatë kohës kur i kanë menstruacionet.
Është e vërtetë që femrat janë më emocionale, pasi që kanë dhimbje dhe probleme tjera hormonale.
Sidoqoftë, është e rëndësishme që gjatë kësaj kohe të mos i bëni këto gjëra të listuara më poshtë.
Ushtrime fizike
Ju vetëm ndjeheni më e fryrë për shkak se i keni menstruacionet. Posa të përfundoj java, do të ndjeheni seks prapë, prandaj nuk është nevoja të ushtroni gjatë kësaj kohe!
Mos hani çokollatë
Mos i besoni të gjitha klisheve që i dëgjoni. Konsumimi i çokollatave nuk do t’ju bëj të ndjeheni më mirë. Mund të hani pak, por mos e teproni, pasi që vetëm do të zemëroheni me veten në fund.
Kafeina
Nëse jeni të varur nga kafeja, do të jetë e vështirë për ju të hiqni dorë për pak ditë, mirëpo duhet të dini se kafeina kontribuon në çrregullimin e menstruacioneve.
Veç kësaj, doktorët thonë se kafeina vetëm i keqëson dhimbjet menstruale, shkakton probleme me gjumë dhe disa probleme tjera.
Alkooli
Njëjtë sikur kafeina, edhe alkooli i keqëson dhimbjet menstruale, e gjithashtu e hollon gjakun, gjë që ndikon edhe aty poshtë të keni më shumë rrjedhje./Kosovarja/