A është kjo dhurata më bizare për t’i uruar të dashurit ditëlindjen?

Një adoleshente nga Crewe i Anglisë, i ka dërguar të dashurit një gotë në të cilën është stampuar një ‘selfie’ që ia tregon vrimat e hundës.

Megan Dooley ka postuar në Twitter një fotografi, ku e tregon dhuratën që i ka bërë partnerit të quajtur Ryan.

Dhurata-2

“A nuk është i dashuri im, mashkulli më i lumtur në botë? Madje unë pagova që gota të jetë e mbushur me sheqerka”, ka shkruar 17-vjeçarja në postimin e saj.

“I dashuri yt, do ta pijë çajin duke të shikuar poshtë hundëve?” është një koment lidhur me dhuratën bizare.

Dhurata-3

“Po prit se çfarë do të sjellë ai ty, kur të kesh ditëlindjen”, ka komentuar dikush me mahi rreth rastit të pazakontë. /Telegrafi/

Temat
Fun

Të afërta