Sivjet Ramazani fillon në një ditë – në gjithë botën

Ndryshe prej herëve të kaluar, kësaj radhe në të gjithë globin më shumë se një miliardë myslimanë do ta fillojnë muajin e Shenjtë të Ramazanit për një ditë.

Liderët kryesor fetarë nga e gjithë bota kanë vendosur që muaji i paqes dhe solidariteti të nis më 6 qershor dhe të përfundojë më 5 korrik 2016.

Edhe Bashkësia Islame e Kosovës ka konfirmuar vendimin e përbashkët për fillimin e ditës së Ramazanit.

“Është mbajtur një tubim i të gjitha shteteve ku edhe kanë ardhur në përfundim që muaji Ramazan të fillojë dhe të përfundojë me datën e njëjtë dhe që festat të mbahen me datën e njëjtë”, ka thënë zyrtari i BIK-ut, Ahmet Sadriu

Sipas tij, dallimet që ishin më herët në datat e fillimit dhe të përfundimit kanë sjellë një përfundim që të vendoset një datë e njëjtë për të gjitha vendet.

Duhet rikujtuar se këtë vit Ramazani do të ketë orarin më të gjatë të agjërimit në ciklin 33-vjeçar.

Temat
LajmeVend

Të afërta