“Shake It” në versionin më të ri

Kënga “Shake It” është bashkëpunimi i Etnon dhe Genta Ismajlit që është lansuar në fillim të muajit mars.

Kjo këngë që tashmë është bërë një hit, është përpunuar në një version të ri instrumental.
Versioni i ri është bërë me violinë nga anëtari i Latino Band, Taulant Rruci.

Kënga “Shake It” deri më tani është pëlqyer mjaft mirë, duke arritur mbi 18 milionë klikime, ndërsa pritet të shohim se sa do të pëlqehet versioni më i ri i “Shake It”.

Temat
Showbiz

Të afërta